Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë me Obstetrikë, Dr. Jakup Ismajli, ka ngushëlluar familjarët dhe kolegët pasi ish-drejtori i kësaj klinike dhe profesori i njohur, Prof. Dr. Sejdullah Hoxha ndërroi jetë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Dr. Ismajli ka shkruar se vdekja e Hoxhës është humbje e madhe për mjekësinë kosovare, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Dr. Ismajlit:
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e profesorit, mjekut, kolegut, atdhetarit, humanistit e njeriut të mirë e të urtë, Prof. Dr. Sejdullah Hoxha.
Sot vendit tonë do i mungoj Dr. Sejdullahu, për ata që e njohën nga afër, ishte knaqësi të qëndroje me të, sepse i tillë ishte.
Kjo mungesë do jete e madhe, si për stafin mjekësor, familjën dhe shoqërin, por edhe për pacientet, që punove aq shumë për ta.
Në emer timin dhe të Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike, shprehi ngushëllimet më të sinqerta.
Do të na mungosh Dr Sejdullah,
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës.”. /Gazeta Shneta/