Mbrëmë në intensivën qendrore ku po trajtohen pacientët me Covid, ka kujdestaruar drejtori i Klinikës së Anestezionit Dr. Nehat Baftiu.
Baftiu në 24 orët e fundit është kujdesur për pacientët së bashku me kolegët e tij Arjan Ademi, Bunjamin Fazliu dhe të tjerë.
Mjekët e rinj kanë publikuar një fotografi ku Baftiu shihet duke pikuar nga djersët për shkak të veshjeve mbrojtëse nga koronavirusi.
Në gjendje të tillë gjatë pandemisë kemi parë shumë punëtorë shëndetësorë, për shkak të temperaturave të larta dhe orarit të zgjatur të punës me pacientë të sëmurë nga Covidi. /Gazeta Shneta/