Punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të cilët janë anëtarë të sindikatës, nga sot do të mund të marrin pagat jubilare në bazë të kontratës kolektive.
Kështu ka njoftuar kryetari i Sindikatës Vehbi Tahiri, i cili ka thënë se këtë të drejtë e gëzojnë punëtorët që kanë mbushur 10, 20 apo 30 vite përvojë pune, shkruan Gazeta Shneta.
“Me ne fund nje lajm i mire Per te gjithe te punesuarit ne Institutin Kombetar te shendetesise Publike te Kosoves te cilet jane anetare te Sindikates se Ikshpk-se e te cilet kan mbush 10, 20, dhe 30 vite pervoje pune, qe nga neser 11/09/2020 do marin pagat jubilare te cilat ju takojne ne baze te kontrates kolektive sektoriale! Per realizimin e kesaj te drejte merita te veqanta ka Sindikata e Ikshpk-se dhe Fsshk-se”, ka deklaruar Tahiri. /Gazeta Shneta/