Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në QKUK Dr. Gazmend Spahija, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së anesteziologut shqiptar Prof. Dr. Ilir Ohri, i cili ndërroi jetë dje.
Në këtë letër Spahija e ka vlerësuar lart kontributin e Ohrit në edukimin e brezave të anesteziologëve në Kosovë, transmeton Gazeta Shneta.
Letra e plotë:
E nderuara Familje e Prof. dr Ilir Ohri
Të nderuar komunitet i profesionisteve të anestezionit ne Shqipëri dhe Kosovë!
Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare te Kosovës me indinjatë të thellë pranoi lajmin e hidhur për humbjen e Prof. Ilir Ohrit.
Prof. Dr. Ilir Ohri ne Kliniken e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv njihet që nga viti 2000 për vlerat e larta intelektuale, profesionalizmin, respektin dhe kontributin e çmuar ne edukimin e disa brezave te anesteziologëve ne Republikën e Kosovës.
Kujtimi për jetën dhe veprat e Prof. Dr Ilir Ohrit do të jenë të përhershme.
Andaj Familje e nderuar pranoni ngushëllimet me te sinqerta nga Drejtoria e Klinikes se Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv ne Republikën e Kosovës.
Me respekt
Dr. Gazmend Spahija
Drejtor i Klinikes se Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv