Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Neurokirurgjisë flet për investimin mbi 1.7 milion në aparaturat e reja: Do të ulet numri i referimeve jashtë vendit

Lajme 20/09/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për investimet e fundit në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK. Sipas njoftimit të MSh-së, këto investime në vlerë të 1 milion e 770 mijë euro në Klinikën e Neurokirurgjisë, janë bërë për aparaturën e re që mundëson shërbime të reja në QKUK.

Lidhur me këto investime drejtori i kësaj klinike dr. Besnik Elshani ka treguar për Gazetën Shneta aparaturat të cilat përfshihen në këtë fond, rëndësinë e tyre dhe përfitimet që do të ketë Klinika e Neurokirurgjisë.

Sipas dr. Elshanit ky investim përfshin aparaturat më moderne teknologjike neurokirurgjikale të gjeneratës më të re.

Projekti i aprovuar i Rimëkëmbjes së Klinikës së Neurokirurgjisë  nënkupton aparaturat më moderne teknologjike neurokirurgjikale të gjeneratës më të re: Neuromikroskop elektronik, Neuronavigator, Neuroendoskop, Fluoroskop si dhe renovimin e sallave operative, bëri të ditur dr. Elshani

Më tutje drejtori i kësaj klinike tregoi për përftiimet që do të sjellin këto investime. Sipas tij,  këto investime do të mundësojnë që të ulet numri i rasteve për shërim jashtë vendit, profilizohet kuadri neurokirurgjik dhe gjeneratat e reja do të kenë përparësi për edukim të vazhdushë.

  • Kursehet Buxheti i Kosovës duke minimizuar dërgimin e rasteve për trajtim jashtë vendit
  • Profilizohet kuadri Neurokirurgjikal
  • Përparësi për gjeneratat në edukim të vazhdushëm, – tregoi dr. Besniku.

Dr. Besniku tregoi se këto aparatura pritet të kompletohen në muajin dhjetor atëherë edhe kur pritet përfundimi i renovimit të sallave. Po ashtu bëri të ditur se do të ketë trajnime profesionale për përdorimin e aparaturave.

Trajnime profesionale që do të ketë për cdo aparaturë sipas kontratës së nënshkruar. Me përfundimin e renovimit të sallave në muajin dhjetor do të kompletohemi edhe me aparaturat Neurokirurgjikale, – përfundoi ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak5 mënyra se si të përmirësoni sistemin tretës së fëmijës suaj
Artikulli i rradhës Çaji i zi: Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e pini këtë pije për një muaj?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.