Drejtori i Radiologjisë aksionar në një spital privat në Fushë Kosovë

2021-12-12 në ora 11:25

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK Bujar Gjikolli, është duke investuar në një spital privat.

Gjikolli është bërë aksionar me 25 për qind të aksioneve në spitalin e quajtur “HMC Medical Care International Hospital”, shkruan gazeta Shneta.

Spitali është i regjistruar si biznes në Fushë Kosovë dhe ka edhe tre aksionarë të tjerë.

Aktivitetet e spitaleve është përshkrimi primar i këtij biznesi të ri i cili është regjistruar më 16 gusht të këtij viti.