Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu e ka mohuar se mjeku që ishte kontakt me stomatologun e konfirmuar pozitiv me koronavirus, ka rrezikuar 45 punëtorë të Urgjencës.
Shehu në një deklaratë për Gazetën Shneta ka thënë se nuk është e vërtetë se mjeku i ka rrezikuar me infektim 45 punëtorë të tjerë. Ai e ka konfirmuar se mjeku është vetizoluar pasi ka kuptuar se stomatologu me të cilin kishte kontakt, ka dal pozitiv me koronavirus.
“Nuk është e vërtetë se janë rrezikuar 45 punëtorë. Ne i kemi ndarë punëtorët në ekipe me nga 6 anëtarë të cilët punojnë me kujdestari 24 orëshe dhe ekipet nuk kanë kontakt ndërmjet vete. Kjo është edhe arsyeja pse i kemi nda në ekipe”.
“Mjeku që ka pasur kontakt me të infektuarin me koronavirus është në vetizolim dhe do t’i bëhet analiza nga Instituti Kombëtar”, ka deklaruar Shehu.
Ai ka thënë se punëtorët tjerë nuk do të testohen pasi nuk ka arsye për këtë sepse sipas tij nuk kanë pasur kontakt. /Gazeta Shneta/