Bordi Drejtues i SHSKUK-së sot po mban mbledhjen e radhës ku po raportojnë drejtorët e klinikave të QKUK-së.
Drejtori i Urologjisë Dr. Petrit Nuraj sot ka raportuar i pari ku ka bërë të ditur se 20 specialistë të klinikës kanë kryer 1083 operacione, shkruan Gazeta Shneta.
Nuraj ka thënë se gjithsej 1376 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikë gjatë vitit të kaluar, ndërsa janë kryer 2117 procedura endoskopike dhe 1081 thyerje të gurëve me aparaturën ESËL.
Nuraj ka thënë se 32 pacientë janë referuar jashtë institucioneve publike shëndetësore. Një nga këto operacione është për gjëndrën mbiveshkore. Sipas Nurajt kjo patologji nuk punohet për shkak se anesteziologët janë arsyetuar se nuk kanë barna adekuate.
“Anesteziologët janë arsyetuar se nuk kanë barna esenciale adekuate. Dhe unë mendoj se nuk janë as të gatshëm për shkak të mungesës së përvojës për t’i mbikëqyrur këto raste në mjekimin intensiv. Nëse ata na thonë se mund t’i mbikëqyrin këto raste intra dhe post operative, atëherë ne mund të hyjmë në sallë pa problem dhe të mos i referojmë jashtë vendit”, ka thënë Nuraj.
Ai ka deklaruar poashtu se shumë pacientë të rëndë referohen nga klinikat private pasi kanë kryer operacione por nuk janë realizuar me sukses. /Gazeta Shneta/