Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vala e drogës në Kosovë: Në rritje edhe për të burgosurit, zbulohen tri raste në burgun e Dubravës

Lajme 24/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike.

Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve, raporton Gazeta Sinjali.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, janë zbuluar disa raste të tilla në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se fillimisht mes dy pavijoneve është gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, marihuanë e ndarë në disa vende është gjetur edhe gjatë kontrollimit të një hapësire brenda burgut, por që nuk dihet ende se prej nga erdhi aty.

Në pjesën e jashtme të burgut janë gjetur mbi 10 doza marihuanë, të cilat po ashtu janë sekuestruar.

Me urdhër të prokurorit, janë iniciuar tri raste të ndara për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja apo shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit. /GazetaSinjali/

Artikulli paraprakDrejtori i Urologjisë raporton në Bord: 1083 operacione nga 20 specialistë në vitin 2023
Artikulli i rradhës 7 specialistë të kardiologjisë në spitalin e Mitrovicës kryejnë shërbime në një periudhë të shkurtër: Lista e pritjes më e shkurtër se një javë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.