Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i QMF-së në Preshevë ia publikon fotografinë ish-kryetares gjatë vizitës mjekësore

Lajme 19/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ia ka publikuar një fotografi të nxjerrë nga kamerat e sigurisë, ish-kryetares së Preshevës Ardita Sinani e cila ishte në një vizitë mjekësore.

Salihu këtë veprim skandaloz e ka bërë gjatë ditës së djeshme. “Edhe pse kurrë nuk e tha asnjë fjalë për këtë objekt madhështor të ndihmës së shpejtë edhe non stop fol për shëndetësinë kjo ish kryetare, ajo nuk i shkoqet duke kërkuar ndihmë aty! Turp!”, ka shkruar Salihu në Facebook, ku më pastaj e ka fshirë këtë postim, shkruan Gazeta Shneta.

 

Menjëherë ka reaguar ashpër vet Sinani e cila këtë veprim e ka quajtur shkelje flagrante të privatësisë, e madje sjellje të çmendur të drejtorit Salhiu.

“Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të sherbimeve famëkeqe shtetërore serbe. Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin”, ka shkruar Sinani.

Reagimi i saj i plotë:

Sot, menjëherë pas përfundimit të seancës së Kuvendit Komunal, pas fjalës time në të cilën adresova kritika udhëheqjes së Shtëpisë së shëndetit për mungesë të barërave dhe injeksioneve, drejtori i këtij institucioni në mënyrë të turpshme në faqen e tij të facebook-ut publikoi një foto timen  ku unë dhe vjehrra ime është ulur, shihemi në koridorin e Ndihmës së shpejtë. Edhe më skandaloze është se kjo foto është marrë nga kamerat e sigurisë të instaluara në objektin e Shtëpisë së shëndetit.

Publikimi i kësaj fotografie përveç se është shkelje flagrante e privatësisë, dëshmon edhe faktin se deri në çfarë mase arrin çmenduria e kësaj udhëheqje e ngjashme me stilin e funksionimit të sherbimeve famëkeqe shtetërore serbe. Për dallim nga ato shërbime ku kundërshtarët politik përcilleshin vetëm gjatë aktiviteteve të tyre politike, këta të pushtetit tonë oponentët e tyre politik i përcjellin e përgjojnë edhe në institucionet ku qytetarët kërkojnë shërim. I gjithë ky matrapazllëk ndodhi vetëm për shkak të një kritike të argumentuar në një fjalim timin.

Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, besoj tashmë jeni bindur se çfarë njerëz udhëheqin komunën tonë. Për më shumë, ky ishte edhe një mesazh për të gjithë ju, se çdo lëvizje e Juaja, madje edhe atëherë kur kërkoni shërim është e kontrolluar dhe mund të ju (keq)përdoret.

Vazhdës së proceseve të montuara politike të prokurorisë serbe kundrejt meje, tashmë edhe publikisht po i bashkangjitet soji i ngjashëm shqipëfolës në komunë të Preshevës!

 

Artikulli paraprakNë Emergjencën e QKUK-së u trajtuan 281 pacientë
Artikulli i rradhës KDI i konfirmon raportimet e Gazetës Shneta: MSH bleu barna mbi 200 për qind më shtrenjtë nën drejtimin e Ismailit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.