Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtoria e Shëndetësisë së Mitrovicës subvencionon 109 qytetarë për shpenzimet me barna dhe trajtime mjekësore

Lajme 12/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoria për Shëndetësi në komunën e Mitrovicës ka realizuar mbështetjen financiare për shpenzime me barna dhe trajtime mjekësore për të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajit Prill.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim në faqen e tyre zyrtare në facebook ku tregohet se janë subvencionuar 109 qytetarë, duke pasur prioritet të sëmuret me sëmundje kanceroze ku shuma totale ka arritur në vlerë prej 16,450.00 euro, shkruan Gazeta Shneta.

Sipas njoftimit kjo është faza e tretë e subvencionimit pasi që në fazën e parë dhe të dytë janë subvencionuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar gjatë muajve Janar, Shkurt dhe Mars 2023.

“Në fazën e parë është ofruar mbështetja përmes subvencionimit për shpenzime në barna dhe trajtime mjekësore për 552 qytetarë të Komunës së Mitrovicës me shumë prej 65,300.00. Kurse ne fazën e dytë janë subvencionuar gjithsej 170 qytetarë me shumë prej 25,000.00 euro. Në këtë fazë janë subvencionuar 109 qytetarë me shumë totale 16,450.00 euro” është shprehur drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani.

Drejtori Shabani, ndër të tjerash ka theksuar se deri tani gjatë vitit 2023 janë subvencionuar gjithsej 831 qytetarë në shumë 106,750.00 euro. Subvencionimi i qytetarëve do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim me ç’rast prioritet janë qytetarët me sëmundje kronike dhe të cilët ndodhen në kushte jo të mira ekonomike.

Këto mjete janë siguruar nga buxheti i Komunës së Mitrovicës, konkretisht nga të hyrat vetanake të komunës.

Njoftimi i plotë:

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi numërimi i kalorive, kontrolli i porcioneve mund të zvogëlojë rreziqet gjenetike të obezitetit
Artikulli i rradhës Ministria e Shëndetësisë hap konkurs për disa vende pune

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.