Drejtoria e SHSKUK-së ka qenë në dijeni për rastin e foshnjes në Spitalin e Pejës.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda Spitalit të Pejës se ky institucion e kishte njoftuar drejtorinë e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar për rastin e skandalit me foshnjën.
Megjithatë ky rast u tentua të mbahej i fshehtë deri më sot kur u publikua nga mediat.
Javën e kaluar një nënë ka lindur foshnjën e saj në javën e 32-të pa shenja jete. Foshnja ishte vendosur brenda hapësirës së sallës dhe ishte marr bashkë me çarçafët dhe ishte futur në rrobalarëse nga një punonjës i spitalit.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë deklaruar se janë duke u zhvilluar hetimet.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga SHSKUK dhe Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/