Tani, shkencëtarët sugjerojnë se një sy gjumë gjatë ditës është i dobishëm për trurin tonë.
Rreth një në tre të rritur amerikanë nuk fle mjaftueshëm gjatë natës, thekson Raporti Javor rreth Morbiditetit dhe Mortalitetit të CDC-së. Instituti Kombëtar i Shëndetit rekomandon që të rriturit të flenë të paktën shtatë deri në nëntë orë gjithsej çdo natë.
Gjumi i pamjaftueshëm shpesh mund të çojë në simptoma të ndryshme, duke përfshirë nervozizëm, komplikime të kujtesës dhe probleme të humorit, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.
Sipas shkencëtarëve të Kolegjit Universitar të Londrës dhe Universitetit të Republikës në Uruguay, planifikimi i rregullt i një sy gjumë të shkurtër ose dremitjes i sjell dobi trurit tone për një periudhë më të gjatë kohore.
Studiuesit zbuluan se truri i dremitësve ishte 15 centimetra kub më i madh, ekuivalent me shtyrjen e plakjes me tre deri në gjashtë vjet.
“Ne po sugjerojmë që të gjithë mund të përjetojnë përfitime nga dremitja,” thotë Victoria Garfield nga UCL.
Ajo i quajti gjetjet, të publikuara në “Sleep Health”, emocionuese dhe të pazakonta.
Për të sapolindurit, dremitja është vërtetuar të jetë thelbësore për rritjen. Megjithatë, me plakjen, ajo bëhet më pak e popullarizuar dhe vetëm 27% e personave mbi 65 vjeç raportojnë se dremisin gjatë gjithë ditës.
Megjithëse truri zakonisht zvogëlohet me plakjen, nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse dremitja mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve si Alzheimer.
“Si komb, ne nuk jemi duke fjetur mjaftueshëm. Ndryshimet e stilit të jetesës, të tilla si të shkosh në shtrat në të njëjtën orë çdo natë; të ngrihesh në të njëjtën orë çdo mëngjes; dhe fikja ose heqja e televizorëve, kompjuterëve, pajisjeve celulare nga dhoma e gjumit, mund të ndihmoni njerëzit të bëjnë gjumë të shëndetshëm që u nevojitet.”
– Wayne Giles
Bashkautorja Valentina Paz arrin në përfundimin se dremitjet e rregullta mund të kompensojnë gjumin e pamjaftueshëm dhe të parandalojnë neurodegjenerimin, i cili përshkruan përkeqësimin e sistemit neurologjik, zakonisht të neuroneve të trurit. /Gazeta Shneta/