Driton Ajazi, kryetar i Inicativës ‘’ Demokratët për Drenasin” e quan konkurs të turpit konkursin e hapur në QKMF-në e Drenasit.
Ajvazi përmes një postimi në facebook ka hedhur dyshime dhe akuza se konkursi i shpallur në QKMF-në e Drenasit ishte një konkurs i përgaditur për punësimin e kandidatëve që kanë lidhje familjare me personat që qeverisin sot në Drenas, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas tij fillimisht përpilimi i testeve ka pasur pyetje të cilat nuk kanë korresponduar me nivelin e kërkuar për pranim në ato pozita dhe se në teste kishte përgjigje të gabuara.
Duke filluar nga përpilimi i testeve, duke lënë hapësirë për manipulim të rezultateve edhe gjatë testimeve e deri tek pytejet dhe përgjigjet, ku sipas profesionistëve shëndetësor, në teste kishte pas pyetje, ku të gjitha përgjigjet ishin gabim dhe pyetjet nuk korrespondonin as me nivelin e kërkuar për pranim në ato pozita,– shkruan ai.
Më tutje ai ka treguar për lidhjet familjare që kanë kandidatët e pranuar më personat që janë në pozitat shetetërore në Drenas.
Nga rezultatet e shpalluara nga ky konkurs na prezantohet praktika e njëjtë dhe logjika e vjetër, ku të gjithë të pranuarit kanë lidhje familjare në një formë ose tjetër me pushtetin aktual në Drenas. Një nepotizem i skajshëm, ku të punësuarit sipas rezultateve janë:
■ Kryetari R.Ll., e punëson një familjar të motrës D.H.
■ Drejtoresha e Administratës L.Th., e punëson vëllaun L.Th.
■ Drejtori i Shërbimeve Publike N.G., e punëson një familjare të tij V.G.
■ Asambleistja B.G., e punëson vëllaun B.G., gruan e vëllaut A.G. dhe vajzën e dajës A.Q.
■ Zyrtarja e Kabinetit të kryetarit Rr.P., e punëson motrën e saj M.P.
■ Ish Asambleisti P.B., e punëson familjarin e tij B.B.
■ Ish Shefi i Kabinetit të kryetarit F.C., e punëson baxhanaken e vëllaut P.K.
Ju kërkoj ndjesë personave të punësuar të sipërpërmendur, ata edhe mund ta kenë merituar atë vend pune, mirëpo lidhjet familjare me pushtetin qeverisës, nuk i amniston dot,- ka shkruar ai.
Ai ka kërkuar hetimin dhe anulimin e këtij konkursi./Gazeta Shneta/
Njoftimi i plotë:




