Një drogë e re është duke u përhapur në shkollat e Tiranës, duke shkaktuar shqetësim të madh tek stafi pedagogjik. Një mësuese e një shkolle 9-vjeçare ka raportuar se fëmijët janë duke konsumuar një substancë në formë “camçakëzi”, por përbërja e saktë e saj ende nuk dihet. Sipas saj, nxënësit kanë ndjerë pas konsumimit të saj përgjumje të theksuar.
Analisti Poli Hoxha ka theksuar se kjo drogë vjen nga Kosova dhe se situata është e njohur edhe nga policia e shtetit, e cila ka nisur hetime për këtë çështje. Ai përmendi se kjo substancë shkakton të vjella dhe mund të çojë deri në alivanosje, duke e renditur si një drogë sintetike shumë të rrezikshme që po përdoret masivisht nga nxënësit në gjimnaze dhe tani edhe në shkollat nëntëvjeçare, përcjell Gazeta Shneta.
Është e përhapur shumë dhe është në dijeni edhe policia e shtetit. Ka edhe hetime, vjen nga Kosova. Është një drogë që shkakton të vjellura, madje shkon deri në alivanosje. Është drogë sintetike, por shumë e rrezikshme dhe po përdoret masivisht nga nxënësit në gjimnaze e tashmë edhe në shkollat nëntë vjeçare.
Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë nga prindërit dhe mësuesit për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet e kësaj droge alarmante./Gazeta Shneta/




