Miliona njerëz që jetojnë me dhimbjen e artritit në duart e tyre marrin injeksione steroide ose acidi hialuronik direkt në nyjet e gishtave me shpresën për t’u ndjerë më mirë.
Tani, një rishikim i ri zbulon se edhe pse këto injeksione rekomandohen gjerësisht në udhëzimet e trajtimit, ato në të vërtetë nuk funksionojnë, shkruan burimi HealthDay përcjell Gazeta Shneta.
Shumica gjithashtu kërkojnë qetësues kundër dhimbjeve si terapia e linjës së parë për osteoartritin e duarve, por provat për to janë të paqarta, tha autorja e studimit, Dr. Anna Døssing, reumatologe në Institutin Parker në Kopenhagë, Danimarkë.
Pra, çfarë e lehtëson dhimbjen e artritit të duarve?
“Ilaçet anti-inflamatore josteroide orale (NSAIDs) dhe glukokortikoidet orale reduktojnë në mënyrë efektive dhimbjen tek njerëzit me osteoartrit të duarve,” tha Dr. Døssing. Nga këto, tabletat glukokortikoide ishin më efektive, zbulon studimi i ri.
Për studimin, Dr. Døssing dhe kolegët e saj shqyrtuan 65 studime të rreth 5,250 njerëzve me osteoartrit të duarve dhe 29 lloje trajtimesh për gjendjen.
Injeksionet rezultuan të paefektshme, por shumica e njerëzve në studim morën injeksione për osteoartriti në bazën e gishtit të madh. Hidroksiklorokina, një medikament për artritin që ndikon në sistemin imunitar, u zbulua gjithashtu të jetë joefektive për artritin e duarve dhe efektiviteti i kremrave dhe xhelit për dhimbjen nuk ishte i qartë, zbulon studimi.
Gjetjet u botuan në revistën “RMD Open”. /Gazeta Shneta/