Njerëzit me HIV të cilët pinë cigaren, kanë 10 herë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri i mushkërive se sa nga vet HIV-i, është zbuluar në një studim.
Ata që janë të diagnostikuar me HIV janë duke jetuar më gjatë për shkak të barnave gjithnjë e më efektive antivirale që janë zhvilluar në 10 vjetët e fundit, transmeton Klan Kosova.
Por, parandalimi nga kanceri i mushkërive nuk është zhvilluar në një shkallë të ngjashme.
Më shumë se 40 për qind e njerëzve që jetojnë me HIV në Shtetet e Bashkuara pijnë duhan, krahasuar me 15 për qind të popullatës së përgjithshme të rritur.
Dhe studiuesit thonë se parandalimi i kancerit të mushkërive nëpërmjet ndërprerjes së duhanit duhet të jetë një prioritet në kujdesin e njerëzve që jetojnë me HIV.