Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Duhet të keni kujdes nga sandalet me gisht

Jetë 30/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Temperaturat rriten dhe ne më në fund mund të veshim rrobat verore

Por kujdes, shapkat me gisht nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren. “Dhe kjo jo për arsye stili, por për shëndetin tonë”, pohon Jackie Sutera, zëdhënëse e Shoqatës Amerikane të Podologjisë.

Baktere dhe myk

Këmba mund të bëhet një grumbullim bakteresh ndërsa ti vesh shapkat me gisht. Stafilokoku është me të vërtetë ai më i rrezikshmi (në rastet më të rënda, kur ka dhe plagë të hapura mund të arrihet edhe deri në prerje gjymtyre), por mirë është të bëhet kujdes edhe ndaj lythave të këmbës, është një ndër infeksionet më ngjitëse përveçse i bezdisshëm.

Të rrezikshme për flluska

Rripi i shapkave është e vetmja pikë takimi dhe duke u fërkuar me lëkurën në çdo hap do të shkaktojë irritim duke dhënë dhembje dhe ngritje flluskash, të cilat kur plasin kthehen në plagë të hapura duke u ekspozuar drejt infeksioneve të ndryshme.

Dëmtime të ndryshme nga gishti te këmba

Kur vishen shapkat me gisht, këmba është e detyruar të marrë një pozicion për të mos humbur ekuilibrin, dhe të ecësh gjithë kohës në këtë mënyrë bën që nyja e gishtit të përkulet duke shkaktuar “hammer toe”, që në rastet më të rënda mund të shërohet vetëm kirurgjikisht. Për të shmangur këtë rrezik dhe për të ecur sa më mirë, mjafton të zëvendësohen shapkat me gisht me të tjera më të rehatshme.

Dhembje nyjesh

Në mënyrë që të mbahen gjunjët dhe trupi drejt, personat me këmbë të sheshtë e kanë të nevojshme të kenë një mbështetje, por që shapkat “flip-flop” nuk ta ofrojnë, shkruan shqip. Kështu nyjat e këmbës bëjnë një punë të dyfishtë duke u ekspozuar drejt një vargu dëmtimesh, nga më të thjeshtat deri më të rëndat.

Përkeqësimi i kallove

Edhe kallot formohen si pasojë e mbajtjes për një kohë të gjatë të shapkave me gisht. Kallot krijohen si pasojë e presionit të ushtruar mbi lëkurën e këmbëve nga kockat, kur ato ngjeshen me tabanët e këpucëve.

Artikulli paraprakVideoja e lindjes në shtëpi, 6 minuta që do t’ju bëjnë me lot
Artikulli i rradhës Në trajnimin e shëndetit maternal marrin pjesë edhe profesionistët kosovarë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.