Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të konsumojnë pije energjike nënat shtatzëna

Këshilla për shtatzëna 03/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia e njohur shqiptare Razije Musa ka këshilluar nënat lidhur me pijet energjike në shtatzëni.

Ajo ka rekomanduar që nënat shtatzëna të mos konsumojnë pije energjike në shtatzëni për shkak të kafeinës.

Lexoni postimin e saj të plotë:

JO PIJE ENERGJIKE GJATË SHTATËZANISË, SHUMË PAK KAFE…

Të dashura nana uroj të jeni mirë, tashmë që kam ardhur në Kosovë po e ndiej vetën edhe më afër jush dhe vazhdoj të marr pyetje në baza ditore. Disa nana më kanë pyetur se sa e rrezikshme është të konsumohen pijet energjike në shtatëzani apo sa kafe guxojnë të konsumojnë gjatë kësaj periudhe.

Këshilla ime është që sapo të merni vesh se jeni shtatëzënë të kufizoni sasinë e kafeinës deri në 200 miligramë në ditë.

Nivelet e larta të kafeinës në shtatzëni mund të rezultojnë me probleme të shumta, lindje të një fëmije me peshë të vogël, rritje e rrezikut për abort dhe probleme të tjera të mëvonshme në jetë.

Kafeinë kanë edhe pijet energjike prandaj unë them se ato janë një JO e madhe, nuk duhet konsumuar asnjëherë gjatë shtatëzanisë.

Kryesisht nanat më thonë se konsumojnë pije energjike apo kafe për të rritur nivelin e energjisë sepse ndjehen të lodhura, më poshtë po u’a rradhiti disa nga pijet që ju japin energji dhe ju bëjnë të ndjeheni mirë por edhe do të keni përfitime shëndetësore nga ato.

1 Lëng limoni i bërë në shtëpi me pak sheqer, është i pasur me shumë vitaminë C dhe ju bënë të keni edhe përfitime shëndetësore duke ndikuar kështu në rritje të imunitetit.

2 Smoothie me banane dhe me dredhëza bashkë bëjnë një pije të mirë, bananja njihet si fruti që ndihmon mbajtjen e nivelit normal të hemoglobinës në gjak, burim i mirë i acidit folik, në përmbajtje ka fruktozë dhe glukozë që ju bëjnë të jeni plot energji.Dredhëza ka vitaminë C, potassium dhe acid folik prandaj së bashku janë pije ideale.

3 Mango dhe mollë bëjnë një pije shumë të mirë, prandaj këto mund t’i bëni bashkë dhe të përfitoni një pije që ju jep shumë energji.

4 Jogurti është burim i mirë i laktobacileve që janë bakterie të mira por është edhe pije freskuese që ju bënë të ndjeheni mirë.

5 Caji i ftohtë është mundësi shumë e mirë për të qëndruar të hidratuara dhe për të pasur energji të vazhdueshme.

Ju bëftë mirë.

Me dashuri, Razija

Artikulli paraprakNëna me lot në sy kërkon ndihmë për djalin e saj Shendritin 15-vjeçar
Artikulli i rradhës Këta janë udhëheqësit e Sindikatës së Infermierëve

Ju sugjerojmë

Astma gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për një sëmundje serioze të syve te foshnjat e lindura para kohe

15/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjinekologët amerikanë publikojnë për herë të parë kalendarin e vaksinimit për gratë shtatzëna

12/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studim: Gjumi i çrregullt mund të dëmtojë kujtesën dhe fjalorin te fëmijët e vegjël

11/06/2026 Jetë

Studimi: Barnat për dobësim në fazat e hershme të shtatzënisë nuk rrisin ndjeshëm rrezikun për fetusin

10/06/2026 Jetë

Zbulimi që ndryshon gjithçka: Jo vetëm nënat, edhe baballarët mund të dëmtojnë foshnjën para konceptimit

10/06/2026 Jetë

Komplikimet gjatë shtatzënisë mund të ndikojnë në shëndetin e zemrës së fëmijëve në të ardhmen

10/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.