Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të konsumoni rrush gjatë shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 17/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju kanë thënë se duhet të hani rrush, sepse bebja do ta ketë të pamurit më të mirë? Vjeshta është stina e rrushit dhe është mirë të merrni disa informacione rreth tij.

A ju pëlqen rrushi? Nëse po, a brengoseni se mos ndoshta nuk është mirë që ta hani gjatë shtatzënisë? Tash kur jeni shtatzënë mendoni shpeshherë se mos ndoshta ndonjë ushqim që hani është i dëmshëm për beben. Ose ndoshta mendoni se nuk jeni duke konsumuar ushqime që janë shumë të shëndetshme për ju dhe për beben.

Rrushi është frut që simbolizon vjeshtën. Është shumë i shëndetshëm edhe për shtatzënën, por edhe për fetusin, por a ka ndonjë problem nëse teprohet dhe hahet pa masë?

Vlerat ushqyese të rrushit kanë qenë të njohura shumë shekuj më parë. Arkeologët kanë gjetur vizatime të kohës së Egjiptit të vjetër ku shihen gratë që mbajnë në duar kalavesh rrushi.

Rrushi përmban glukozë dhe fruktozë, vitaminë A, C, K dhe B, acide organike (citrik, malik, askorbik, tartarik etj), antioksidantë, kalcium, hekur, kalium, kobalt, magnez, mangan etj. Lëkura e kokrrës së rrushit ka pektinë dhe fibra.

Nëse shtatzëna e konsumon rregullisht rrushin, do të ketë ndikim të dukshëm në shëndetin e saj dhe në zhvillimin dhe shëndetin e bebes.

Përparësitë e konsumimit të rrushit gjatë shtatzënisë:

▪ E trajton aneminë. Nëse hani rrush, do të merrni sasi të bollshme të hekurit i cili është i nevojshëm në prodhimin e hemoglobinës.

▪ Rrushi e përmirëson metabolizmin. ▪ Vitamina E dhe K që gjenden në rrush e lehtësojnë lindjen. Vitamina E e përmirëson lëkurën, prandaj quhet edhe “vitamina e bukurisë”.

▪ Rrushi ka veprim antiinflamator. Antioksidantët që janë në rrush e përmirësojnë imunitetin dhe ndihmojnë në parandalimin e infeksionit.

▪ Rrushi përmban magnez i cili i bën ngërçet më të lehta. ▪ Rrushi ka veprim laksativ (e lehtëson jashtëqitjen). Kapsllëku është një problem që i mundon shumë shtatzëna.

▪ Rrushi përmban substancën e quajtur resveratrol e cila e mban nën kontroll kolesterolin gjatë shtatzënisë.

▪ Rrushi ndihmon në shëndetin e dhëmbëve dhe të gojës. Acidet organike që gjenden në rrush i shkatërrojnë bakteret në gojë. Poashtu, ndihmojnë në mbajtjen e kalciumit brenda vlerave të duhura duke ndihmuar kështu shëndetin e dhëmbëve.

▪ Rrushi ka kalium i cili ndihmon zemrën. ▪ Përbërësit e rrushit e ndihmojnë memorien, përqendrimin dhe e rrisin qarkullimin e gjakut në tru. Për këto arsye rekomandohet që nëse ndjeheni e lodhur, e plogësht, keni jostabilitet nervor dhe jeni nën stres, të hani rrush të freskët dhe të pini lëng rrushi.

Këto ishin të mirat e rrushit, por a ka rrushi ndonjë mangësi? Përparësitë që u thanë më sipër vlejnë nëse hani rrush në sasi të arsyeshme, por nëse e teproni kjo mund të jetë e rrezikshme.

▪ Resveratroli (që thamë se e mban nën kontroll kolesterolin) nëse merret në sasi të mëdha mund të jetë toksik dhe mund ta komplikojë shtatzëninë.

▪ Lëkura e rrushit të zi është e trashë dhe vështirë tretet. Nëse e keni traktin tretës të dobët, kjo mund t’ju shkaktojë kapsllëk.

▪ Nëse e teproni me rrush, mund të keni kokëdhimbje, nauze dhe vjellje. ▪ Nëse hani shumë rrush mund të ngacmohet lukthi e zorrët dhe mund të keni barkqitje. Nëse keni barkqitje mund të dehidroheni.

▪ Mund të shtoni në peshë pasi që rrushi ka shumë kalori. ▪ Rrushi e rrit sheqerin në gjak. Për këtë arsye nuk është mirë ta teproni me rrush gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, sepse bebja mund të shtojë në peshë dhe kjo e vështirëson lindjen.

▪ Pra, rrushi është i shëndetshëm nëse e hani me masë. Mos e hani rrushin në lukth të zbrazët, sepse e rrit thartirën.

▪ Gratë të cilat kanë sëmundjen e sheqerit, që janë obeze, që kanë alergji ose që kanë probleme me tretje, nuk është mirë që ta hanë rrushin.

▪ Nëse e hani rrushin bashkë me ushqimet që kanë yndyrë, me qumështin, trangullin, peshkun, birrën ose ujin mineral, do të keni dhimbje në lukth. Keni kujdes, sepse disa shtatzëna janë alergjike në rrush (kanë kollitje, dhimbje barku, vjellje, tharje të fytit, kokëdhimbje etj).

▪ Para se ta hani rrushin shpërlani mirë me ujë të rrjedhshëm për t’i larguar pesticidet dhe kimikaliet të cilat mund t’ju rrezikojnë juve dhe beben.

Artikulli paraprakFotoja e ëmbël e Ryva Kajtazit me vajzën e saj
Artikulli i rradhës Dobia e madhe e lindjes vaginale

Ju sugjerojmë

Rreziku nis para shtatzënisë: Studimi lidh pesticidet me probleme shëndetësore te të porsalindurit dhe fëmijët

19/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia ndryshon trurin e gruas, ndërsa e dyta lë gjurmë edhe më të veçanta

19/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia dhe çrregullimet e të ngrënit: Beteja e fshehtë që shumë gra e përjetojnë në heshtje

18/06/2026 Jetë

Vaksinimi i grave shtatzëna kundër RSV-së ul ndjeshëm shtrimet në spital te fëmijët

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Studimi sjell lajm të mirë për gratë me miastenia gravis: Shtatzënia nuk përkeqëson sëmundjen

18/06/2026 Këshilla për shtatzëna

Aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë mund të ulë rrezikun e diabetit gestacional

17/06/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.