Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të mbahet dietë gjatë gjidhënies? Përgjigjet mamia Razije Musa

Jetë 19/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë gra pas lindjes dëshirojnë që të humbin peshën që e kanë fituar gjatë shtatzënisë, por kjo nënkupton që ato janë njëkohësisht nëna ushqyese apo gjidhënëse. Shumë prej tyre kërkojnë edhe nëpër dieta të shumta pa menduar nëse dieta i bën dëm bebit të tyre gjatë kohës kur ato ushqejnë me gji. Në shumë pyetje dhe shqetësime të nënave, mamija Razije Musa nëpërmjet profilit të saj në Facebook i është përgjigjur pyetjes nëse guxohet të mbahet dietë gjatë kohës kur jeni duke ushqyer me gji fëmijën tuaj.

Ky është postimi i plotë i saj:

”Të dashurat e mia uroj të jeni mirë ju e bebatē . Sot dua të ndalem te një temë që prek shëndetin e fëmijëve nga nanat gjidhënëse. Më janë drejtuar disa nana me pyetjet si : po mbaj dietë dhe po ha veç një lloj ushqimi për disa ditë se ashtu e thotë programi i dietës ndërsa beba është më e vogel se gjashtë muajsh dhe ajo që më ka çmendur është pyetja se a i bën dëm bebes red bulli sepse më pelqen shumë dhe e pij vazhdimisht dhe jamē gjidhënëse. Nana, nuk mbahet dietë gjatë gjidhënies, pas gjashtë jave kur mitra të këtë rënë në pozicionin e saj mund të filloni ushtrimet por asesi mos me mar ushqim të shëndetshëm e me mbajt dieta strikte, ashtu ja pamundësoni bebēs me i mar materiet ushqyese, jeni të vetëdijshme se gjidhënia është proces suksesi i të cilit varet edhe nga ajo se çka han nana, prandaj vetëdijësohuni njëherë e mirë.

Sa i përket red bullit, çka mendoni ju a duhet më thanë diçka apo vet kuptohet që ashtu si në shtatëzani edhe gjatë gjidhënies është plotësisht e ndaluar, pijet energjike i bëjnë fëmijët hiperakiv, çka i duhet bebes ta mar përmes gjirit red bullin,lexoni, informohuni, pyetni. Përvoja ime në shumë vende të botës po shkrihet për gratë e vendit tim prandaj para se të merrni hapa të tillë të dietave strikte të dëmshme apo konsumimit të pijeve energjike e çdo gjë tjetër konsultoni profesionistët. Ju dua shumë, kujdes me çka bëni. Me shumė dashuri Razija.” / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakBordi i SHSKUK-së aprovon zgjedhjen e Basri Sejdiut për drejtor të përgjithshëm
Artikulli i rradhës Ndotja e ajrit shkakton vdekjen e qindra foshnjave premature në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.