Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A duhet të shqetësohen prindërit për shokun imagjinar të fëmijës?

Jetë 09/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndodh shpesh: fëmijët shpikin një shok të padukshëm me të cilin flasin, luajnë, grinden, një personazh fantastik që mund të rrijë gjithmonë me ta dhe tek i cili ata mund të drejtohen kur kanë nevojë.

E ndiejnë nevojën që fare të vegjël dhe për ta bëhet një bashkëbisedues i veçantë, të cilit mund t’ia tregojnë të gjitha të fshehtat.

Mund të marrë “identitetin” e një bashkëmoshatari, por gjithashtu mund të jetë edhe një kafshë imagjinare, një fëmijë me fuqi magjike.

Mos kini frikë. Shumë prindër shqetësohen kur i kapin fëmijët në “shoqërinë” e kësaj figure ireale. Kanë frikë se mos ndihen vetëm ose kanë vështirësi të krijojnë shoqëri.

Menjëherë mendojnë se kanë bërë gabim diçka. Përballë këtij personazhi që nuk arrijnë ta shohin e ta kuptojnë, nëna dhe babai ndihen të përjashtuar dhe duan ta eliminojnë menjëherë me shprehje të llojit: “Nuk ekziston, po sajon, mos thuaj gënjeshtra…”.

Ka nevojë për shoqëri. Fëmija juaj ndien nevojën për të shpikur një mik të paqenë për të patur një shok tek i cili mund të mbështetet në çaste të vështira. Pra, mos e nënvlerësoni dëshirën e tij për shoqëri, por qetësohuni: fëmija juaj e di shumë mirë që miku nuk është real.

Përpiquni të kuptoni se ç’bën me “atë”, se për çfarë flasin: në këto lojëra, të vegjëlit shpesh zbulojnë tema delikate si dhunën, sëmundjen dhe vdekjen. Prandaj lëreni të luajë lirisht, mos e bllokoni fantazinë e tij, përkundrazi, përfshihuni edhe ju.

Tregohuni e kuptueshme dhe e interesuar, për shembull mund t’i thoni: “E di që shoku është me ty dhe që është i rëndësishëm, por jam shumë kureshtare, dua të di se çfarë të tregon, pse të pëlqen, pse është kaq i veçantë…”.

Miku imagjinar përfaqëson një fazë normale të procesit të rritjes. Kur fëmija do të bëhet më i sigurt në vetvete nuk do ta ndiejë të nevojshme të “transferojë” te një personazh imagjinar detyrën për ta ngushëlluar dhe siguruar. /femramoderne.al

Artikulli paraprakDisa veprime që dëmtojnë trurin
Artikulli i rradhës Nëna bëri gabimin më të tmerrshëm ndonjëherë me beben e saj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.