Ndërkohë që rastet në SHBA vazhdojnë të rriten, zyrtarët shtetëror po bëjnë apel tek qytetarët për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit.
Derisa një vaksinë të jetë e gatshme deri në fund të vitit 2020 apo fillimi i vitit 2021, një studim i ri zbuloi se me ndjekjen e tre hapave të thjeshtë, ju mund të parandaloni përhapjen e virusit shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Studimi i botuar në revistën PLOS Medicine tregoi se duhet ndjekur vetëm tre hapa për parandalimin e përhapjes së virusit.
Mbani mend: larja e duarve, distanca fizike dhe mbajtja e maskës
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Autorët e studimit zbuluan se edhe pa një vaksinë, njerëzit mund t’ja dalin për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe për të ulur mundësitë e transmetimit.
Studimi vuri në dukje se masat duhet të miratohen nga më shumë se 50% e popullësisë për të ndihmuar në parandalimin e një epidemie si covid-19.
Këto masa të imponuara nga vetja përfshirë larjen e duarve, mbajtja e maskës dhe distancimi fizik të gjitha janë provuar të jenë efektive, por kur kombinohen janë kërcënim i trefishtë kundër covid-19./GazetaShneta/