Jillian Henry, 17, ishte duke marrë disa fotografi afër Malit Pisgah në lumin e qetë Willamette, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Dhe derisa po bënte fotografitë, një djalosh i zhveshur, papritmas u gjend aty, së bashku me qenin e tij.

Në njërën fotografi, ajo duket, me gjasë e befasuar ndërsa në tjetrën e buzëqeshur nga “befasia”.
Ajo, fotografitë e bëra nga një shoqe e saj, i shpërndau në Twitter, të cilat morën vëmendje të jashtëzakonshme.
Përkundër të gjithave, thuhet se nuk dihet se kush ishte djaloshi i zhveshur dhe nëse ajo kishte folur me të.
