Vitamina D luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kockave e së fundmi, studimet kanë treguar për rëndësinë e saj në funksionimin e muskujve.
Sado që është e pasur me lëndë ushqyese, mungesa e saj është e zakonshme. Sipas një studimit të vitit 2011, të botuar në revistën Nutrition Research, rreth 40 përqind e pjesëmarrësve kishin mungesë të vitaminës D shkruan Verywell Health, transmeton Gazeta Shneta.
Trupi ka nevojë për vitaminën D për të funksionuar si duhet dhe mungesa e saj shkakton një mori problemesh shëndetësore.
“Asnjë vitaminë nuk kërkon më shumë pjesëmarrje në trupin tuaj sesa vitamina D”, shtoi Dave Coast, nutricionist në Los Anxhelos.
Vitaminën D mund t’a merrni përmes:
Ushqimeve të shëndetëshme
Susan Bowerman theksoi se shumë njerëz në ShBA kanë nivele të ulëta të vitaminës D, si mungesë e konsumimit të ushqimeve që përmbajnë këtë vitaminës. Bowerman sugjeroi se burimet më të mira të vitaminës D gjenden në: peshkun yndyror, djathë, vezë, kërpudha, qumësht, drithëra.
Rrezet e diellit
Ndërkohë që, ushqimet e shëndetëshme dhe suplementet ju sigurojnë vitaminën D, gjithashtu edhe rrezet e diellit rrisin nivelet e vitaminës D në trupin tuaj.
“Shumica e burimeve sugjerojnë se diku 5 deri në 30 minuta ekspozimi ndaj diellit janë të përshtatshme”, tha Bowerman. /Gazeta Shneta/


