Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy foshnje të braktisura deri në maj në QKUK, 12 u lanë vetëm në spital në 2025

Lajme 30/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram
Deri në maj të këtij viti janë braktisur dy foshnje në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.
Njëra prej tyre, rreth një muajsh vazhdon të jetë nën përkujdesjen e klinikës, ndërkohë gjatë 2025-s ishin regjistruar 12 raste të braktisjeve që më pas vazhduan jetën nën përkujdesjen e institucioneve sociale.

Ka vetëm 3 javë prej kur erdhi në jetë, por ditët e saj të para po zhvillohen ende në hapësirat e spitalit.

Historia e saj nisi me braktisje, pak kohë pas lindjes, duke mbetur e vetme nga familja biologjike, por jo edhe stafi mjekësorë.

Foshnja e dytë e braktisur deri në maj të këtij viti, po vazhdon nën kujdesin e Klinikës së Neonatologjisë në QKUK.

“I kemi pas vetëm dy raste deri në këtë periudhë, një në muajin shkurt, një në muajin maj, që e kemi ende në klinikë, I cili është në përkujdesjen e stafit tonë, dhe presim deri në një moment kur Qendra për Punë Sociale, I komunës prej nga vjen foshnja, e siguron një vendstrehim, ose një familje strehuese për këtë foshnje”, ka thënë Luan Morina, Drejtor në Klinikën e Neonatologjisë.

Vetëm gjatë vitit 2025, në Klinikën e Neonatologjisë u raportuan 32 raste të foshnjave të braktisura.

Sipas drejtorit, ka raste kur u arrit ribashkimi me familjet biologjike, ndërsa të tjerët vazhduan jetën nën përkujdesjen e institucioneve sociale.

“Ne në bashkëpunim me ndërmjetësuesen sociale që është në kuadër të klinikës, në bashkëpunim me QPS dhe gjithashtu me familjarët, kanë kontakte, takime, arrijnë të bëjnë ribashkimin me prindërit biologjik, qoftë me nënën ose babën, prej gjithë rasteve 32 që i kemi pas në fillim, 19 kemi arrit t’i ribashkojmë, ndërsa 12 raste kanë vazhdu ne kujdesin e QPS-së”, ka thënë Luan Morina, Drejtor në Klinikën e Neonatologjisë.

Morina shton se fenomeni i braktisjes së fëmijëve është kompleks dhe varet nga faktorë ekonomikë e social, psikologjik por edhe raste kur familja nuk e pranon foshnjën për shkak të moshës së re të nënës.

Klinika e Neonatologjisë kujdeset për foshnjet e braktisura deri në katër javët e para të jetës.
Më pas, Qendra për Punë Sociale e komunës përkatëse, përpiqet të sigurojë familje strehuese për ta. /dukagjini

 

 

Artikulli paraprakVetmia mund të ndikojë në shëndetin fizik po aq sa pirja e duhanit
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.