Dy infermiere dhe një kryeinfermiere reparti në Klinikën e Pulmologjisë janë infektuar me Covid-19.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se kryeinfermierja është konfirmuar pozitive gjatë ditës së djeshme. Në këtë klinikë janë duke u trajtuar rreth 30 pacientë pozitiv me Covid.
Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Klinikës Dr. Rukije Mehmeti në një deklaratë për Kosovapress. “Tri infermiere i kemi të prekura me COVID-19”, ka deklaruar Mehmeti.