Dy infermiere të Klinikës së Mushkërive në Qendrën Klinike Universitare janë infektuar me Covid-19.
Njëra prej tyre është konfirmuar para dy ditësh edhe nga drejtoresha e Klinikës Dr. Rukije Mehmeti, ndërsa për të dytën Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda klinikës.
Ky burim i ka thënë gazetës se pas konfirmimit pozitiv të këtyre infermiereve, koleget e tyre nuk janë testuar fare pasi nuk kanë pasur simptoma. “Mund të jemi më shumë pozitive, por nuk na kanë testuar”, ka thënë burimi.
Pacientët me probleme në mushkëri dhe ata si të dyshuar me Covid po trajtohen në Klinikën e Mushkërive dhe Dermatologjisë. Në këto dy klinika poashtu ka edhe pacientë të konfirmuar pozitiv, por nuk dihet numri i tyre.
Gazeta ka tentuar disa herë të kontaktojë me drejtoreshën Mehmeti, por e njëjta nuk iu është përgjigjur pyetjeve në email e as telefonatave. /Gazeta Shneta/