Në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme janë kryer 38 lindje.
E veçanta e kësaj ditë është dy nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë. Që të dyja kanë lindur nga një djalë dhe nga një vajzë, raporton Gazeta Shneta.
Gjithsej bebe në raport janë regjistruar 40, 22 djem dhe 18 vajza.
Ndërsa 17 nëna e kanë kryer lindjen me prerje cezariane.
18 është numri i grave që janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/