Gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Pediatrisë dy nëna kanë përjetuar tmerrin për disa minuta.
Nënat së bashku me foshnjat kishin hipur në lift në katin e parë, për t’u ngjitur në katet lart në spitalin e fëmijëve, shkruan Gazeta Shneta.
Lifti ishte mbyllur dhe posa kishte filluar të ngjitej, ishte bllokuar në mes të katit të parë dhe të dytë.
Dy nëna me foshnja në duar dhe dy vajza të tjera, mbetën të bllokuara në lift për disa minuta.
Punëtorët e sigurimet pasi dëgjuan britmat e nënave, njoftuan punëtorin teknik i cili mbante çelësin për hapjen e derës së liftit të bllokuar.
E ky punëtor erdhi pas disa minutave, por nxjerrja nga lifti nuk ishte fare e lehtë.
Nënat u detyruan të kërcenin nga lifti i cili kishte ngecur në gjysmë të katit.
Kjo nuk është hera e parë që liftet bllokohen në QKUK e veçmas në Klinikën e Pediatrisë. /Gazeta Shneta/