Studimet e mëparshme kanë treguar se disa gjendje të shëndetit mendor, si depresioni dhe ankthi, lidhen me një rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës.
Një studim i ri ka zbuluar se personat që vuajnë nga më shumë se një çrregullim i shëndetit mendor kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar demencë, krahasuar me ata që kanë vetëm një, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Prania e njëkohshme e çrregullimeve të humorit dhe ankthit është lidhur me një rritje të rrezikut për demencë deri në 90%. Studiuesit raportojnë se kjo përqindje rreziku rritet me çdo çrregullim shtesë të shëndetit mendor që bashkëekziston.
Studimet e mëparshme kanë treguar se depresioni, ankthi, çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) dhe çrregullimi bipolar shoqërohen me rrezik të shtuar për demencë — një gjendje neurologjike që prek rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën.
Sipas shkencëtarëve, problemet e shëndetit mendor mund të lidhen me një rrezik më të lartë të demencës për shkak të inflamacionit kronik, ndryshimeve strukturore në tru, si dhe rritjes së proteinës beta-amiloide në tru, e cila konsiderohet një shenjë dalluese e një lloji demence të quajtur sëmundja e Alzheimerit.
Studimi i fundit, i publikuar në revistën “BMJ Mental Health”, thekson se njerëzit me disa gjendje të shëndetit mendor janë në rrezik më të madh për zhvillimin e demencës sesa ata me vetëm një gjendje të tillë.
Studiuesit pohojnë se ky rrezik rritet vazhdimisht me çdo çrregullim shtesë të shëndetit mendor që shfaqet paralelisht. /Gazeta Shneta/


