Klinika Infektive në QKUK ka raportuar mbi gjendjen e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.
Në raport bëhet e ditur se janë të hospitalizuar gjithsej 47 pacientë me koronavirus, janë në pritje të rezultateve për 10 raste të tjera ndërsa kanë rezultuar negativ 4 raste, shkruan Gazeta Shneta.
“41 raste janë në gjendje stabile; 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive; 2 pacientë janë në mjekimin intensiv në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa 4 infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 165 në nivel të Kosovës, ndërsa deri më tani janë shënuar të paktën tre viktima. /Gazeta Shneta/