Këngëtarja me origjinë nga Kosova në Britani të Madhe Rita Ora, është nënshkruar si vullnetare për t’i ndihmuar pacientët në shërbimin shëndetësor kombëtar (NHS).
Nëna e Ritës, Vera Sahatciu, ka bërë të ditur se do të rikthehet në punë si psikiatër, derisa dy vajzat e saj Rita dhe Elena janë shprehur të gatshme të punojnë si vullnetare, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
“Nëna ime gjithmonë ka qenë një heroinë për mua, por kjo pandemi seriozisht e ka bërë atë një heroinë të vërtet në sytë e mi”.
“Ajo është shumë e guximshme dhe gjeneroziteti i saj për të ndihmuar të tjerët vetëm sa e forcon bindjen time për atë se çfarë është në gjendje të bëj ajo. Jam shumë e lumtur që këtë do ta kuptojë edhe bota tani”, ka deklaruar Rita. /Gazeta Shneta/