Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy porcione kikirikë në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e trurit tek të moshuarit

Jetë 10/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Maastricht University Medical Center në Holandë sugjeron se konsumimi i dy porcioneve kikirikësh në ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit tek të moshuarit.

Kjo gjetje vjen në një kohë kur mbi 7 milionë amerikanë jetojnë me Alzheimer në vitin 2025, ndërsa ende nuk ekziston një kurë, duke e bërë stilin e jetesës — përfshirë dietën, një fushë me rëndësi të madhe kërkimore.

Studimi analizoi efektin e kikirikëve të pjekur me mbështjellës të tyre mbi funksionin e trurit. Rezultatet treguan se konsumimi i përditshëm i tyre rriti qarkullimin e gjakut në zona të trurit që lidhen me kujtesën dhe të menduarit, si dhe përmirësoi kujtesën verbale.

Këto ndryshime nuk përbëjnë trajtim për rënien njohëse, por sugjerojnë se kikirikët mund të mbështesin funksionin e trurit në kohë.

Kikirikët janë të pasur me proteina, yndyrna të shëndetshme, polifenole, antioksidantë dhe L-argininë — një aminoacid që ndihmon në rregullimin e rrjedhës së gjakut. Kikirikët e pjekur me mbështjellës të tyre u zgjodhën sepse lëkura e tyre përmban fibra dhe antioksidantë shtesë.

Studimi i botuar në “Clinical Nutrition”, përfshiu 31 të rritur të shëndetshëm të moshës 60–75 vjeç.

Pjesëmarrësit kaluan një fazë kontrolli 16-javore, ku shmangën kikirikët dhe arrat, dhe një fazë testimi ku konsumuan 60 gramë kikirikë të papërpunuar, pa kripë dhe të pjekur me me mbështjellës –  çdo ditë. Midis dy fazave pati një pushim 8-javor.

Individët me alergji ndaj kikirikëve, diabetit, sëmundje të zemrës apo gjendje të tjera u përjashtuan për të ruajtur saktësinë e rezultateve.

Studimi tregon se një ndryshim i thjeshtë në dietë mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e trurit tek të moshuarit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVaksina kundër herpesit mund të ulë rrezikun e demencës dhe të ngadalësojë përparimin e saj
Artikulli i rradhës Moti sot i vranët me intervale dielli, temperatura deri 10°C

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.