Janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 740 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 5646 qytetarë, prej të cilëve 740 kanë rezultuar pozitiv me Sars-Cov-2.
Fatkeqësisht janë regjistruar edhe dy viktima nga sëmundja Covid-19.
Numri i rasteve aktive ka arritur në mbi 8500, ndërsa 48 persona janë regjistruar si të shëruar në 24 orët e fundit. /Gazeta Shneta/