Dy qytetarë të prekur me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.
Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë kuptojmë se 175 qytetarë të tjerë kanë rezultuar të prekur nga COVID-19 nga 467 monstra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike përderisa gjatë kësaj periudhe janë shëruar 105 qytetarë të tjerë.
Aktualisht në nivel vendi janë 2 mijë e 184 raste aktive me COVID-19 ndërsa përqindja e pozitivitetit ka arritur në 37,43 përqind.
Ndonëse shifrat e të prekurve me coronavirus tash e disa javë janë të larta interesimi për vaksinimi është i ulët edhe përkundër thirrjeve të ministrisë për të marrë dozat e vaksinave kundër coronavirusit.
Gjatë 24 orëve në të gjithë vendin janë dhënë vetëm 13 doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID. Me një dozë janë vaksinuar 903 mijë qytetarë me dozën e dytë mbi 823 mijë qytetarë ndërsa me dozën e tretë mbi 103 mijë qytetarë.
Të drejtë vaksinimi kanë të gjitha grupmoshat mbi 12 vjec. /Gazeta Shneta/