Janë regjistruar dy persona të vdekur dhe 770 raste të reja pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar poashtu se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.319 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 809.982 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
MSH ka njoftuar se deri më sot janë dhënë 92.117 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /Gazeta Shneta/




