Dy persona kanë vdekur dhe 787 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të IKShPK-së gjithsej janë kryer 5082 testime, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se të shëruar janë 3613 persona.
Gjithsesi, numri i rasteve aktive vazhdon të jetë i lartë, gjithsej 20.995.
Sipas njoftimit, vaksinimi po vazhdon me proces të rregulltë, të vaksinuar me dozën e dytë janë 808.830 persona, ndërsa me dozën e tretë dhe përforcuese 89.927.
IKShPK vazhdon të kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen që të mbrohemi nga virusi./Gazeta Shneta/