Një test i ri i cili thuhet të jetë i saktë si ai PCR është zbuluar nga shkencëtarët kinezë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja thuhet së ata kanë krijuar një test të ri për koronavirus, i cili është i saktë sikurse testi i llojit PCR, por që jep rezultat brenda katër minutave.
Testet PCR konsiderohen si më të saktat për identifikim të COVID-19, mirëpo ato marrin disa orë kohë.
Sipas “REL” , disa shtete janë përballur me vonesa në kohën e kërkesës së madhe për teste, pas përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
Kështu që këtë test të ri e kanë krijuar Hulumtuesit e Universitetit Fudan në Shangai të cilët kanë thënë se kanë gjetur zgjidhje.