Dy persona kanë vdekur dhe 16 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit të IKShPK-së gjithsej janë kryer 830 testime, shkruan Gazeta Shneta.
Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se të shëruar janë 76 persona.
Gjithsesi, numri i rasteve aktive ka filluar të ulët në gjithsej 597.
IKShPK vazhdon të kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen që të mbrohemi nga virusi./Gazeta Shneta/