“Po përurojmë spitalin më modern në rajon të shërbimeve të kirurgjisë pediatrike”, pati thënë, tashmë ish ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, më 13 shtator të vitit të kaluar përderisa u përuruar spitali pediatrik – kirurgjik i fëmijëve në QKUK shkruan Gazeta Shneta.
“Sheikha Fatima” është spitali më i ri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili filloi punën sot, gjashtë muaj pas përurimit.
“Në zbatim të Planit të veprimit për funksionalizimin e këtij spitali, sot në ditën e parë të funksionalizimit të këtij spitali janë kryer dy operacione të fëmijëve si dhe kanë filluar aty punën ambulanca specialistike për fëmijë, emergjenca pediatrike dhe kirurgjia spcialistike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në njoftim poashtu bëhet e ditur se brenda spitalit është funksionalizuar shërbimi hemato – onkologjisë pediatrike, kirugjia pediatrike dhe shërbimet e mjekësisë interne për fëmijë “ndërkohë që pritet të transferohen edhe neo-onatologjia, shërbimet ortopedike dhe shërbimet e tjera për fëmijë”
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njofton se në këtë spital do t’i integrojnë shërbimet e emergjencave pediatrike mjekësore.
“Ato të Traumës – shërbimet e Observimit dhe Rikuperimit, shërbimet e ambulancave specialistike pediatrike dhe kirurgjike, Njësinë e Radiologjisë së fëmijëve, Sallat e operacioneve urgjente dhe të planifikuara, Njësinë e Kirurgjisë Ditore dhe Endoskopisë së Fëmijëve, Sterilizimin qendror, Mjekimin intensiv të fëmijëve dhe të porsalindurve, Departamentin e Kirurgjisë së fëmijëve dhe Departamentin e Onkologjisë Pediatrike”, bënë të ditur MSh.
Spitali pediatrik – kirurgjik i fëmijëve është donacion prej 22 milion eurove nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Spitali pediatrik –kirurgjik në QKUK pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme sa i përket cilësisë së shërbimeve shëndetësore terciare që do t’u ofrohen fëmijëve në Kosovë, ndërsa MSh falënderon edhe me këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe për këtë investim kapital dhe zemërgjerë për fëmijët e Kosovës. /Gazeta Shneta/