Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dy vjet hetime, ende asnjë i akuzuar për vdekjen e dyshimtë të tre pacientëve në QKUK

Lajme 27/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tre persona që po operoheshin në shtator të vitit 2017 kishin vdekur në sallat e operacionit të QKUK’së. Arsyet që çuan deri te vdekjet e këtyre personave mbeten ende të paqarta. Ndonëse kanë  kaluar gati dy vite që prej kur kanë ndodhur këto vdekje, organet e hetuesisë kosovare nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi këtë rast.

Nga prokuroria e shtetit po deklarojnë se rasti është nën hetime si dhe duhen bërë ekspertiza jashtë shtetit për këtë punë.

Analizat e gazit oksidul i cili ishte përdorur gjatë operacionit janë dërguar për në Gjermani para një muaji nga ana e prokurorisë. Ato pritet që së shpejti t’i kthehen Kosovës.

Kështu ka konfirmuar  për Gazetën Express, kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Imer  Beka. Ai thotë se gjatë javëve në vazhdim, kjo ekspertizë do të kthehet në Kosovë me rezultate.

“Mund të ju konfirmojë se rastin ende jemi duke e hetuar. E reja është që ekspertizën me analizat e Gazit Oksidul e kemi dërguar për në Gjermani për analizë. Po presim që në vazhdim t’i kemi rezultatet e nevojshme”, ka deklaruar Beka për Express.

Por  Beka deklaroi se në bazë të informacioneve të deritanishme që prokuroria e shtetit i posedon, ende nuk ka asnjë informatë se çka çoi në vdekjen e këtyre tre pacientëve që ndërruan jetë në sallat e operimit të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai tha se po priten ekspertizat të ndryshme laboratorike, si brenda ashtu dhe jashtë vendit që janë dërguar për këtë punë.

E ndërkohë lidhur me këtë rast Naser Guri, pronar i kompanisë “Bubeari”, është mbajtur në paraburgim pasi është dyshuar që shkaktar i vdekjeve ka qenë gazi oksidul i prodhuar pa licencë, e me të cilin është furnizuar QKUK-ja.

Anëtarë të Bordit të QKUK-së e kanë cilësuar këtë rast si misterioz, derisa kanë treguar se kanë ndërruar kompaninë e cila e furnizon QKUK-në me gaz. Ndërsa anëtarë të Komisionit për Shëndetësi kanë thënë se nuk ka asgjë të re në këtë drejtim.

Kujtojmë se tre persona që po operoheshin gjatë fillimit të shtatorit të vitit të kaluar kishin vdekur në sallat e operacionit të QKUK’së. Arsyet e humbjes së jetës së këtyre personave ende janë të paqarta./GazetaExpress

Artikulli paraprakRrustemaj kërkon nga infermierët që ta përdorin platformën për anëtarësim online
Artikulli i rradhës Fëmijët më të shëndetshëm nëse i ngjajnë babit, ja çfarë thotë shkenca

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.