Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fëmijët më të shëndetshëm nëse i ngjajnë babit, ja çfarë thotë shkenca

Jetë 27/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkenca na tregon që nëse fëmijët i ngjajnë babait, kjo është gjë e mirë për shëndetin e tyre

Kështu thotë një studim i ri nga “Journal of Health Econimics”, sipas të cilit bebet që i ngjajnë më shumë baballarëve në lindje, kanë më shumë shanse që të shpenzojnë më shumë kohë kualitative me ta, e për pasojë do të jenë më të shëndetshëm në kohën që do të mbushin 1 vjeç.

Por cila është lidhja mes ngjashmërisë në pamje dhe shëndetit? Kërkuesit shkencorë kanë këtë teori:

“Të qenit në kontakt me fëmijën bën që të shtohet dhe kontrolli prindëror mbi ta, pra ata mund të menaxhojnë çdo rrezik potencial që mund të ketë rreth fëmijës, mund të mbledhin informacion, mund ti plotësojnë atyre çdo kërkesë dhe nëse të dy prindërit angazhohen njësoj atëherë kjo është e mirë për shëndetin e bebit. Baballarët kanë një rol të rëndësishëm në rritjen e fëmijës, dhe e gjitha ndikon në shëndetin e tij.”

Skuadra shkencore e Solomon Polaccheck bëri një eksperiment, duke vëzhguar disa prindër meshkuj dhe se si silleshin ata me të vegjlit e tyre për një muaj. Ata dolën në përfundimin se baballarët, fëmijët e të cilëve i ngjanin atyre në pamje, shpenzonin më shumë kohë me ta, rreth 3 ditë më shumë në muaj se të tjerët.

Pra bebet që ngjasonin me babain, kishin një prind mashkull që ishte më i angazhuar në rolin e tij, dhe për rrjedhojë këto fëmijë shkonin më pak në dhomën e emergjencave, sepse nuk kishin probleme me frymëmarrjen apo me sëmundjet e tjera.

Në fakt, zbulimi i një lidhje mes angazhimit të prindërve dhe shëndetit të fëmijës nuk është një surprizë sepse edhe në të shkuarën janë bërë publikime të tilla. Për shembull është fakt i ditur që babai luan një rol shumë të madh me përfshirjen e tij, në zhvillimin e aftësive gjuhësore apo dhe në aftësitë e tij sociale e sjelljen e fëmijës.

Në fund është e rëndësishme të thuhet se thelbi i këtij studimi nuk është të tregohet se fakti që fëmija ngjason me babin do ta bëjë atë më të shëndetshëm, por përfshirja e prindit mashkull në rritjen apo jetën e tij.

ëtë gjë mund ta bëjë dhe një baba, i cili nuk e sheh veten të pasqyruar në fytyrën e fëmijës. Nëse bebi ka apo jo hundën apo sytë e tu, nuk ka rëndësi, ato duhet të kenë të gjithë vëmendjen dhe përkushtimin tënde!

Artikulli paraprakDy vjet hetime, ende asnjë i akuzuar për vdekjen e dyshimtë të tre pacientëve në QKUK
Artikulli i rradhës Ja çfarë ndodh me trupin e foshnjës gjatë lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.