Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyfishohen rastet e infektimit me variantin Omicron në Afrikën e Jugut

Lajme 02/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se varianti i ri i koronavirusit, Omicron, tani është një nga variantet dominuese në Afrikën e Jugut.

Vetëm në 24 orët e fundit, rreth 8,500 raste të infektimit me Covid janë regjistruar si rezultat i infektimit me variantin Omicron shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Omicron tani është zbuluar në të paktën 24 vende të botës.

Afrika e Jugut ishte vendi i parë që zbuloi variantin e ri me shumë mutacione.

India, Gana, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë ndër vendet e fundit që kanë konfirmuar rastet e tyre të para të Omicron.

Ndërsa, edhe në Evropë janë regjistruar rastet e para. Vetëm në Angli, janë regjistruar 22 raste të infektimit me variantin Omicron.

OBSH e ka kategorizuar atë si një “variant shqetësues” dhe thotë se provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infektimit.

Me të kuptuar rrezikshmërinë e tij, shumë vende kufizuan udhëtimet nga Afrika Jugore.

Kjo e shtyu ministrinë e jashtme të Afrikës së Jugut të ankohej se po ndëshkohej, në vend që të duartrokiteshin, për zbulimin e Omicron.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha gjithashtu se ishte “thellësisht i zhgënjyer” nga kufizimet e udhëtimeve, të cilat ai i përshkroi si të pajustifikuara.

Në anën tjetër, edhe shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se masat e përgjithshme të Covid po penalizojnë Afrikën Jugore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKëto janë lajmet e fundit nga Evropa mbi gjendjen aktuale të pandemisë Covid
Artikulli i rradhës Identifikohet rasti i parë i variantit Omicron në Greqi

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.