Rasti i parë i variantit Omicron është zbuluar në Chania, ishulli i Kretës, Greqi.
Sipas një deklarate nga Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Thanos Plevris, një shtetas grek i cili së fundmi kishte udhëtuar në Afrikën e Jugut është infektuar me variantin Omicron shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Theoklis Zaoutis, president i Organizatës së Shëndetit Publik, ka thënë se personi në fjalë ka mbërritur në Greqi në mëngjesin e 26 nëntorit, dhe menjëherë i’u është nënshtruar testimit për Covid.
Fillimisht, ai ka rezultuar negativ, mirëpo pas tre dite ai doli të jetë pozitiv me Covid.
Fatmirësisht, ai ishte i vaksinuar dhe të nesërmen kishte simptoma të lehta./Gazeta Shneta/




