Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshime për “Transformimin Farmaceutik”, MSH e QKUK nuk tregojnë sa para po i kushton buxhetit

Lajme 11/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka nisur si projekt për të ndal keqpërdorimet, por “Transformimi Farmaceutik” është bërë vet objekt i dyshimeve. Madje këto dyshime nuk i kanë mohuar e as pohuar edhe zyrtarët e Qendrës Klinike Universitare dhe as të Ministrisë së Shëndetësisë.

Para nëntë muajsh QKUK ka angazhuar një menaxhere për realizimin e projektit “Transformimi Farmaceutik”. Edona Dujaka ka bërë prezantimin e planit të veprimit më datën 27 korrik të vitit të kaluar, i cili është miratuar edhe nga Bordi i SHSKUK-së. Në këtë plan veprimi të cilin e posedon Gazeta Shneta, ishte planifikuar ridezjnimi i strukturës së Barnatores Qendrore, punësim të farmacistëve, renovim të barnatoreve aktuale dhe rregullim të hapësirave të reja, si dhe furnizim me inventar.

Pak ditë më vonë, më datën 2 gusht 2018 ishte mbajtur edhe një mbledhje ndërmjet Dujakës dhe zyrtarëve të Barnatores Qendrore dhe zyrtarëve të lartë të QKUK-së. Gazeta Shneta ka siguruar procesverbalin e këtij takimi në të cilin zyrtarët ishin dakorduar për rregullimin e disa problemeve lidhur me barnatoret, por kishte pasur edhe hamendje duke filluar nga titulli i projektit “Transformimi Farmaceutik”.

Tanimë kanë kaluar rreth nëntë muaj që nga fillimi i këtij projekti por asnjë barnatore nuk është funksionalizuar në ndonjë nga klinikat e QKUK-së. Në dy klinika, në Neonatologji dhe Gjinekologji, ndonëse nuk ekzistojnë ende barnatoret QKUK ka emëruar përgjegjës dy farmacistë. Të njëjtit po paguhen në rolin e shefave të barnatoreve të cilat nuk janë funksionalizuar ende.

Gazeta ka mësuar nga burime se zyrtarët e Barnatores Qendrore janë urdhëruar që të bëjnë kërkesa për inventar të barnatoreve. Kjo ndodh në kohën kur Barnatorja Qendrore përballet me gjendje të rëndë, ku barnat rrezikohen nga uji e myku. Për këtë gjendje kanë raportuar edhe mediat para disa javësh, për çka zyrtarët e QKUK-së iu kishin bërë presion personelit të BQ-së.

Në kuadër të këtij projekti, MSH ka kontraktuar edhe një kompani për të krijuar një modul të ri krahas Sistemit të Informimit Shëndetësor. Ky modul, Sistemi për Menaxhmin e Stokut Farmaceutik, është projektuar nga kompania “Dataprognet”. E njëjta pati dhënë një program si donacion në MSH vitin e kaluar për menaxhimin e kontratave për furnizim me barna. MSH s’ka dhënë sqarime pse është angazhuar kjo kompani dhe sa ka kushtuar SMSF.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga QKUK dhe MSH lidhur me këtë projekt para një jave, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje duke mos treguar as koston e këtij projekti. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes
Artikulli i rradhës Mësoni si të përgatitni maska natyrale për fytyrë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.