Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes

Jetë 11/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qumështi i gjirit mund të përgjysmojë rrezikun e depresionit pas lindjes. Përfundimi është arritur pas ekzaminimit të 14 mijë nënave të reja.

Megjithatë, ka një rritje të madhe të rrezikut të depresionit tek nënat të cilat duan të ushqejnë me gji fëmijët e tyre, por më pas nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Studimi i publikuar në revistën Shëndeti i Nënave dhe Fëmijëve, bën thirrje për më shumë mbështetje për gratë që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët me gji.

Ekspertët kanë ngritur shqetësimin për shëndetin mendor të nënave menjëherë pas lindjes, pasi në shumicën e rasteve neglizhohet. Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron të rëndësishëm ushqyerjen me gji të fëmijës të paktën në 6 muajt e parë, pasi ndihmon jo vetëm në shëndetitn e fëmijës por edhe në shëndetin mendor të nënës.

Sipas studiuesve në Universitetin e Kembrixhit, një në 10 gra vuan nga depresioni post natal. Ata kanë analizuar të dhënat për 13.998 lindje në jug-perëndim të Anglisë. Sipas tyre gratë që kishin planifikuar të ushqenin me gji fëmijët e tyre, pas lindjes kishin 50% më pak rrezik të preken nga depresioni.

Por rreziku i depresionit është dyfishuar tek gratë që dëshironin të ushqenin me gji fëmijët, por nuk mundeshin. Dr. Iakovou ka bërë thirrje për vëmendje më të madhe ndaj nënave të reja dhe shëndetit mendor të tyre.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që nënat e reja të informohen për rrezikun që sjell mos ushqyerja me gji e fëmijëve dhe benefiteve që vijnë prej kësaj. Qumështi i gjirit zvogëlon nivelin e stresit dhe luan një rol të madh në shëndetin mendor të nënave të reja.

Artikulli paraprakHoroskopi, 11 mars 2019
Artikulli i rradhës Dyshime për “Transformimin Farmaceutik”, MSH e QKUK nuk tregojnë sa para po i kushton buxhetit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.