Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dyshohet se është kancerogjen por Ranital vazhdon të shitet në barnatoret e Kosovës

Lajme 02/10/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka disa ditë që Agjencia Evropiane e Barnave dha alarmin se ilaçi, i cili trajton problemet me stomak, Ranitidina, përmban një papastërti që klasifikohet si kancerogjene. E në Kosovë kompania LEK ka vendosur që ta tërheqë këtë ilaç nga tregu, raporton KTV.

Kjo kompani përmes një përgjigje me shkrim ka konfirmuar se si shkak i gjetjes së substancës aktive në Ranitidinë mbi limitet e lejuara kompania Sandoz pjesë e së cilës është edhe Lek ka vendosur që ta tërheqë këtë bar vullnetarisht nga tregu.

“Siguria dhe mirëqenia e pacientëve tanë është prioriteti ynë kryesor, prandaj si masë parandaluese, tashmë kemi propozuar tërheqjen e Ranitalit nga tregu lokal. Ne po bashkëpunojmë me autoritetet lokale dhe ato janë të informuara për situatën specifike”, ka thënë Artan Ibrani, drejtor i kompanisë LEK në Kosovë.

Megjithëkëtë, janë edhe 12 kompani të tjera në treg, të cilat po vazhdojnë ta shesin këtë ilaç. Institucionet shëndetësore në Kosovë thonë se nuk mund të veprojnë pa marrë një vendim Agjencia Evropiane e Barnave për ta pezulluar këtë ilaç.

E derisa hulumtimet të kryhen, Ardian Rugova – U.D i Kryeshefit të AKPPM-së, thotë se tërheqja ose pezullimi i këtij ilaçi mbetet në vullnetin e kompanive.

Oda e Mjekëve e Kosovës ka rreth një javë që ka kërkuar sqarime nga AKPPM-ja se si duhet tash e tutje të veprojnë mjekët për përshkrimin e këtij bari, por thotë se deri më tash nuk ka marrë përgjigje.

Sipas kësaj organizate, kjo çështje duhet të sqarohet, sepse Ranitali përdoret në masë të madhe në Kosovë. Pas alarmit të dhënë nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime, Shqipëria dhe disa shtete në rajon kanë vendosur ta tërheqin këtë ilaç nga tregu.

Artikulli paraprakGruaja që vdiq mbrëmë në QKUK, dyshohet se u qëllua me armë zjarri
Artikulli i rradhës Pas një viti trajtim fëmija lirohet shëndosh nga spitali, babai falënderon neurokirurgun Agon Mekaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.