Begüm Kütük është prezantuar për publikun shqiptar me rolin e saj si Neriman në serialin “Lovebird-Trumcaku”.
Për aktoren këto ishin muajt më të bukur për shkak se ishte në pritje të fëmijës së saj por diçka e paparashikueshme ka ndodhur.
Vetëm dy javë më parë Kutuk kishte bërë publike shtazëninë e saj, ndërsa në media u shpërnda edhe një foto, ku ajo dukej në këtë pritje të ëmbël të fëmijës së parë, pas 8 vitesh martesë me karikaturistin e njohur Erdil Yasaroglu. Duket se ajo ka humbur fëmijën e saj në muajin e katër.