Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

E dhimbshme: Spitali i Gjakovës mbetet pa mjek të syrit pas 45 vjetësh

Lajme 02/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kohën kur shërbimet mjekësore janë modernizuar, janë shtuar mjekët specialistë dhe po mëtohet të ofrohen shërbime më cilësore, në Spitalin e Gjakovës po ndodh e kundërta.

Ky spital pas plot 45 vjetësh ka mbetur pa një specialist oftalmolog, shkruan Gazeta Shneta. Kjo pasi specialisti që mbajti këtë pozitë ka dalë në pension dhe nuk ka tjetër për ta zëvendësuar.

Kjo ka sjell reagim te qytetarët dhe vetë mjekët gjakovarë. Dr. Vigan Roka, në një postim në rrjetet sociale, ka hedhur akuza ndaj institucioneve përgjegjëse për menaxhim të keq.

Sipas tij, tani e tutje qytetarët e Gjakovës edhe për lëndimet më të vogla të syrit duhet t’iu drejtohen spitaleve tjera regjionale si Peja e Gjakova, apo edhe në Prishtinë.

“Pas 43 viteve, sot është dita e parë që në Gjakovë nëse e lëndon syrin, nuk ka kush ta qepë plagën (edhe nëse është më e lehta), sepse dje pas rreth 43 viteve është mbyllur reparti i syve për arsye të mospërtëritjes së stafit me mjekë, pra për arsye të keqmenaxhimit të shëndetësise në nivel të Spitalit si insitucion, të Komunës dhe të Ministrisë, sepse krejt këto institucione udhëheqen prej njerëzve pa vizion e mediokër. Krejt ata njerëz që deri dje i kanë ofendu mjekët e syve dhe kolegët e tjerë në Gjakovë, mirëpo edhe të gjithë banorët e Gjakovës prej sot, nëse e lëndojne syrin dhe iu duhet trajtim kirurgjik i plagës duhet të shkojnë në Pejë, Prizren ose Prishtinë për qepjen e ndonjë plage sado të vogël në sy. Dmth Spitalit të Gjakovës i mbyllen repartet e as Drejtorisë së Spitalit, as Komunës e as Ministrise nuk “i kërset” për atë punë. Ishalla nuk na “kërset” dicka syve se duhet me marrë rrugë për Pejë, Prizren ose Prishtinë.

PS: edhe tri reparte e kanë vetëm nga një mjek/e, pra me kohë fati i njejtë i pret edhe degët tjera”, shkroi Dr. Roka. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKaltrina e bën urimin më të mirë të një nëne për beben e porsalindur
Artikulli i rradhës Aktorja e njohur turke në fund të pritjes së ëmbël, zbulon emrin e fëmijës

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.